Vulin: Në Serbi u penguan të hynë në mënyrë të paligjshme 22 mijë persona

Evropë

Vulin: Në Serbi u penguan të hynë në mënyrë të paligjshme 22 mijë persona

Më: 14 janar 2018 Në ora: 16:39
Aleksandar Vulin

Sot, në territorin e Serbisë njoftohet se ka rreth 4 mijë emigrantë.

Sipas Ministri të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka 4 mijë emigrantë, të cilët sipas tij janë një numër i njerëzve që mund të jenë të kontrolluar.

“Shumë prej tyre janë edhe në qendra të paraburgimit, ku kanë kujdes, kontrolle mjekësorë dhe gjithçka tjetër që ju duhet”, ka thënë Vulin.

Gjithashtu sipas tij ishin pikërisht forcat e shtetit që penguan rreth 22 mijë emigrantë që tentuan të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Serbi, për një vit.

Ai shtoi gjithashtu se të gjithë anëtarët e Ushtrisë Serbe dhe MUP-it po punojnë së bashku për detyrën e ruajtjes së kufirit shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat