Bandat ruse në kufirin kroat, trajnojnë bandat e Dodikut

Evropë

Bandat ruse në kufirin kroat, trajnojnë bandat e Dodikut

Më: 16 janar 2018 Në ora: 08:22
Banda

Pasi kanë organizuar me sukses një rebelim të armatosur në lindje të Ukrainës,  i njëjti skenar  po përagtitet edhe në kufirin Kroaci-Republka Serpska.

“Nderi i Serbisë” këta janë bandat ruso-serbe, shpesh me uniforma të maskuara me armë automatike në duart e tyre, ata shihen kudo në palestër dhe trajnime ushtarake. Siç shkruan Žurnal , ka edhe fotografi të tjera që dëshmojn se anëtarët e tyre janë gjithashtu përgjegjës për sigurinë e vejës së Arkanit Ceca Ražnatoviq, se ata shpesh janë në Moskë dhe kthehen përseri. Disa foto të kohëve të fundit u bënë më së shumti në Banja Lukë, për çudi disa foto janë realizuar më datë 12 dhjetor 2017  edhe në Asamblenë Kombëtare të Republika Srpska. 

Krerët e kësaj bande janë  Igor Bilbija nga Prijedori dhe Bojan Stojkoviç nga Nishi, lideri i “Nderit të Serbisë”. Igor Bilbija është i njohur për pjesëmarrjen e tij të shpeshta në kronika të zeza. Ai u arrestua për prostitucion , mashtrim dhe krimin e organizuar. Bojan Stojkoviq nga Nishi është i njohur si “të fortit e Serbisë”, por mbart nderin e dhënë nga gjenerali rus Valery Vje?esljavevi? Kaljakin. Së bashku me kolegët nga nderi serb kaluan në kampin e trajnimit 63-Brigada Parashutistëve në Nish.

Gjatë vitit 2007 ai ishte në kazermën “Ševatske Livade” në Preshevë. Pjesë e trajnimit, sipas burimeve të revistës Zurnal, në sajë të lidhjeve me veteranët rusë të mbledhur rreth shoqatës ” Viktima të Fitores ” shkuan në Moskë.

Milorad Dodik po këndonte të njëjtin tekst në maj 2016 në një tubim opozitës të organizuar kundër tij dhe luftës. Anëtarët e nderit të Serbisë ishin përgjegjës për sigurinë e Dodikut. Që atëherë, ata janë mysafirë të shpeshtë të Banja Lukës, sidomos kur kryetari i Republikës Serpska luan ose i udhëheq idetë separatiste. Aktivitetet e tyre të intensifikuara në BiH gjithashtu ranë në radar të shërbimeve të sigurisë gjatë dhjetorit dhe janarit.

Presidenti i Nderit Serb nga Republika e Serbska, Igor Bilbija rekruton njerëz me të kaluar penale të cilët do të jenë shtylla kurrizore të ardhmen e  njësive paramilitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat