Bie numri i azilkërkuesve në Gjermani

Evropë

Bie numri i azilkërkuesve në Gjermani

Më: 17 janar 2018 Në ora: 06:43
Ilustrim

Numri i azilkërkuesve në Gjermani ka rënë ndjeshëm në vitin 2017 pas aplikimit të masave të reja nga Berlini për të penguar përpjekjet e refugjatëve për të hyrë në vend, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar mbi 186 mijë vetë u regjistruan në Gjermani si azilkërkues, një shifër në rënie në raport me 280 mijë që ishin në vitin 2016 dhe shumë më e ulët me 890 mijë në vitin 2015.

Partia e Unionit Kristian Social dhe Partisa Socialdemokrate e Gjermanisë në mbledhjen për formimin e kabinetit vendosën që çdo vit numri i pranimit të refugjatëve në Gjermani të jetë 180 mijë deri 220 mijë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat