Turqi, rrëzohet një avion ushtarak transportues

Evropë

Turqi, rrëzohet një avion ushtarak transportues

Më: 17 janar 2018 Në ora: 14:29
Ilustrim

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një deklaratë ka njoftuar se një avion ushtarak transportues i tipit CN-235 CASA është rrëzuar pasi është nisur nga qyteti Eski?ehir.

“Avioni ushtarak transportues i tipit CN-235 CASA në bordin e të cilit ndodheshin dy pilotë dhe një teknik, pasi është ngritur nga komanda qendrore e aviacionit nr.1 në qytetin Eski?ehir ka humbur kontaktet me radarin dhe menjëherë janë nisur punimet e kërkim shpëtimit”. transmeton Anadolu Agency .

“Në afërsi të rajonit të liqenit E?irdir tek rrënojat e avionit janë gjetur trupat e tre punonjësve tanë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat