Kurz dhe Merkel bisedojnë për azilkërkuesit

Evropë

Kurz dhe Merkel bisedojnë për azilkërkuesit

Më: 17 janar 2018 Në ora: 18:36
Angela Merkel dhe Sebastian Kurz

Kancelari i ri austriak, Sebastian Kurz zhvilloi sot një takim me homologen e tij gjermane, Angela Merkel, në Berlin për çështjen e azilkërkuesve.

Ndërkohë që Kurz ka patur mosmarrëveshje me Merkelin lidhur me politikën e saj të mëparshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve, liderja gjermane ra dakord  javën e kaluar për vendosjen e një kufizimi vjetor të numrit të refugjatëve deri në 180000-220000, në bisedimet për formimin e një koalicioni qeveritar.

Diskutimet mbi ligjshmërinë e vendosjes së një kufiri më të lartë për azilkërkuesit sipas ligjit ndërkombëtar dhe kushtetutës gjermane,  i bën jehonë debatit të qeverisë së mëparshme të koalicionit austriak, në janar 2016 kur ata vendosën një kufi të numrit të aplikimeve të reja për azil deri në 37500.

Deri tani nuk është arritur ende kufiri i vendosur vjetor i numrit të refugjatëve që mbërrijnë në Austri, por çështja e refugjatëve vazhdon të mbetet një nga temat e shumë diskutuara në Austri kryesisht gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit, që rezultoi me formimin e një koalicioni të ri midis OeVP-së të Kurz dhe Partisë së Lirisë (FPOe).

Gjithashtu, numri i refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani ka qenë më i ulët.

Disa të dhëna të fundit zyrtare, treguan se në Gjermani kishte patur rreth 186000 kërkesa për azili në 2017, nga 280000 që ishin në 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat