Turqia tha se planifikon ndërhyrje ushtarake në rajonet Afrin dhe Manbij të Sirisë, të cilat kontrollohen nga kurdët, në përgjigje të "kërcënimit" që paraqesin luftëtarët kurdë atje.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja vazhdon të mos iu besojë Shteteve të Bashkuara për shkak të mbështetjes së tyre për forcat kurde siriane.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se ka takuar ministrin e Jashtëm turk për të sqaruar çështjen e mbështetjes amerikane për luftëtarët kurdë në Siri.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, tha se forcat turke të sigurisë janë urdhëruar që të përgatiten për ndërhyrje në rajonet Afrin dhe Manbij.
Më 15 janar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do të shkatërrojë "ushtrinë e terrorit", të cilën, sipas tij, SHBA-ja po përpiqet ta ndërtojë me kurdët në kufirin e Turqisë me Sirinë.
Ankarja është e zemëruar që Uashingtoni ka lidhur aleancë me njësitet kurde në Siri, që kanë luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Turqia i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe i sheh si kërcënim për territorin e saj.