Reagojnë boshnjakët e Sanxhakut: Kërkojmë ndryshim të kushtetutës së Serbisë

Evropë

Reagojnë boshnjakët e Sanxhakut: Kërkojmë ndryshim të kushtetutës së Serbisë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:44
Ilustrim

Boshnjakët e Sanxhakut kanë reaguar përmes një komunikate për media, ku kanë kërkuar ndryshime në Kushtetutën e Serbisë.

Komunikata e plotë:

Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut informon opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar se ditën e sotme më 17 janar 2009, një grup i personave të armatosur pa asnjë lloj autorizimi ka hyrë në hapësirat zyrtare të Partia e Aksionit Demokratik  (SDA) së Sanxhakut dhe kanë  shtënë   në udhëheqjen e Partisë. Plot 9 vite, autoritetet shtetërore nuk e kanë ndriçuar këtë atentat politik, sikurse edhe  shumë krime të tjera kundër boshnjakëve që nga viti 1990 deri më tani.

Ky krim dhe krime të tjera të pazgjidhura kundër boshnjakëve në Sanxhak novitet e  '90 tregojnë qëndrimin tolerant të  autoriteteve serbe ndaj krimeve  kundër boshnjakëve të Sanxhakut.

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse boshnjakët e Sanxhakut nuk i besojnë autoriteteve shtetërore serbe. Autoritetet shtetërore serbe, kryesisht gjyqësori dhe policia, kanë  humbur të drejtën dhe besimin për të vepruar  në Sanxhak.

Për këto arsye, PAD ( SDA) e Sanxhakut, si  parti   parlamentare  e minoriteteve  kërkon ndryshime urgjente dhe të domosdoshme të  Kushtetutës  së Serbisë në mënyrë që më në fund të zgjidhet  status  i Sanxhakut dhe statusi  i popullit boshnjak në Serbi.

Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë dhe   Bashkimit Evropian për një rishikim urgjent të Planit të Veprimit të Kapitullin 23 dhe 24 për pranimin e Serbisë në BE, plani i veprimit të pakicave dhe të drejtën e minoriteteve për të ndërtuar shtetin e së drejtës, sundimit të   së drejtës dhe barazisë para ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat