Stuhi në Holandë, ndalohen fluturimet dhe transporti hekurudhor

Evropë

Stuhi në Holandë, ndalohen fluturimet dhe transporti hekurudhor

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:38
Ilustrim

Autoritetet holandeze kanë pezulluar të gjitha fluturimet në Aeroportin e Amsterdamit për shkak të një stuhie të ashpër.

Përpos fluturimeve është pezulluar edhe trafiku hekurudhor, pasi mbarë Holanda u përfshi nga një erë me shpejtësi 140 km/h.

Ende nuk është përcaktuar dita kur do të nisin fluturimet në aeroportin Schiphol, një prej aeroporteve më fluks më të madh në Evropë.

Qytetarë të shumtë holandezë, dhe jo vetëm, kanë postuar në “Twitter” foto të pemëve të rrezuara në linjat hekurudhore.

 

Ndërkaq, policia ka mbyllur qendrën e qytezës Almere, që shtrihet në lindje të Amsterdamit dhe ku banojnë 200 mijë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat