‘Tornado’ në Evropë: Era po shkatërron gjithçka, shtatë të vdekur deri me tani

Evropë

‘Tornado’ në Evropë: Era po shkatërron gjithçka, shtatë të vdekur deri me tani

Më: 18 janar 2018 Në ora: 23:09
Moti Evropa

Së paku 7 njerëz kanë humbur jetë sot në incidentet që kanë ndodhur për shkak erërave të forta në Holandë, Belgjikë dhe në vende të tjera të Evropës.

Në provincën Overesejl të Holandës ka vdekur një burrë në moshën 62 vjeçe duke u përplasur me fytyrë në një degë të pemës, ndërsa një tjetër 62 vjeçar ka humbur jetën si pasoj e rënies të një druri mbi veturë.

Image

Në qytetin Vurenu një 66 vjeçar ka vdekur nga rënia prej një lartësie, ndërsa policia është ende duke hulumtuar arsyet e rënies, duke përfshirë këtu edhe erën e fortë.

Edhe në Bruksel ka vdekur një grua nga rënia e drurit mbi veturën e saj, ndërsa në Belgjikë janë të lënduar disa persona.

Shkollat janë ende të mbyllura në Gjermani. Zyrtarët kanë rekomanduar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat