Parlamenti i heq imunitetin kryeministrit Babis

Evropë

Parlamenti i heq imunitetin kryeministrit Babis

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:17
Andrej Babis

Parlamenti çek vendosi t’i heqë imunitetin kryeministrit të zgjedhur Andrej Babis dhe zëvendësit të tij, Jaroslav Faltynek, të dy pjesëtarë të lëvizjes ANO.

Dy zyrtarët e lartë do të ndiqen penalisht për përdorim të fondeve evropiane për ndërtimin e resortit të luksit ”Foleja e mjellmës”.

Nga 180 deputetë të pranishëm, 111 votuan pro dhe 69 kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat