Stuhia Frederika shkakton kaos në Europë, raportohet për të vdekur

Evropë

Stuhia Frederika shkakton kaos në Europë, raportohet për të vdekur

Më: 20 janar 2018 Në ora: 07:22
Ilustrim

Kalimi i stuhisë Friederike në Evropë ka shkaktuar kaos. Me erërat që kapën shpejtësinë e 200 km në orë, 12 persona nga të cilët tetë në gjermani, humbën jetën ndërsa pemët u shkulën me rrënjë, kamionët nxirreshin jashtë rruge dhe qindra fluturime u anuluan.

Në North Rhine-Westphalia, në Gjermani, 41 persona u lënduan në aksidente trafiku të lidhura me kushtet e motit. Pas Gjermanisë, ku tashmë ka nisur puna për pastrimin dhe kthimin në normalitet, stuhia u zhvendos drejt Polonisë ku shkaktoi dy të lënduar dhe la dhjetëra e mijëra banorë pa energji elektrike.

Në zonën e goditur më rëndë, në jug të Polonisë, era arriti shpejtësinë e 100 km në orë dhe bora mbuloi rrugët duke shkaktuar shumë aksidente trafiku. Stuhia bëri që edhe kryeqyteti Varshava, të mbulohej nga bora dhe të përballej me erë të fuqishme, çka çoi në paralizimin e trafikut.

Drejtuesve të mjeteve në Skoci ndërkohë iu kërkua të evitonin udhëtimet vetëm nëse ato ishin absolutisht të nevojshme ndërsa era e fortë dhe reshjet e borës goditën Britaninë e Madhe duke shkaktuar kaos në transport. Me dhjetëra shkolla qëndruan të mbyllura dhe transporti publik thuajse u paralizua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat