"Etna nuk është vullkan"

Evropë

"Etna nuk është vullkan"

Më: 20 janar 2018 Në ora: 11:28
Etna

Etna në Itali është e njohur si një nga vullkanet më të fuqishme të planetit, por një studiues beson se në fakt ajo nuk është një vullkan "i vërtetë".

Etna gjithashtu prodhon çdo vit rreth shtatë milionë tonë avull uji, dyoksid karboni dhe dyoksid të squfurit. Profesori Carmelo Ferlito në Universitetin e Catania në Sicili, i cili për vite ka studiuar vullkanin, tha se sasia e magmës në Etna nuk është aspak e mjaftueshme për të prodhuar një sasi të tillë të madhe të këtyre komponimeve.

"Nëse kjo do të ishte e vërtetë, Etna duhet të prodhojë të paktën dhjetë herë më shumë sasi të llavës se sa tani", ka thënë shkencëtari për New Scientist. 

Ferlito beson se Etna është më shumë një burim termik se sa vullkan. Studimi i tij tregon se magma e Etnës përmban edhe sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit, ujit dhe dyoksidit të squfurit, të cilat dalin në sipërfaqe. 

Hulumtimi u botua në revistën Earth-Science Review.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat