Ushtria turke deklaron datën e testimit të raketës vendore Hisar-O

Evropë

Ushtria turke deklaron datën e testimit të raketës vendore Hisar-O

Më: 21 janar 2018 Në ora: 00:58
Ilustrim

Forcat e Armatosura Turke deklaruan datën e testimit të sistemit kombëtar turk të mbrojtjes kundërajrore në lartësi të mesme Hisar-O BTF (raketë testuese balistike).

Ndërkohë që projekti Hisar vazhdon me tërë shpejtësinë, Forcat e Armatosura Turke njoftuan informacionet e koordinatave të zonës që planifikohet të bëhet testimi i Hisar-O BTF (raketë testuese balistike) dhe datat që do të ndalohet hyrja në këtë zonë.

Testimet do të bëhen gjatë datave 22 janar-4 shkurt në zonën e Liqenit të Kripur (Tuz Gölü) në Aksaraj (Aksaray).

Ushtria Turke bëri të ditur se për shkak të testimeve hyrja në këtë zonë është e ndaluar.

Bëhet e ditur se lartësia e hedhjes gjatë testeve është përcaktuar të jetë 14 mijë fit.

Me linçimin e raketës testuese balistike do të mblidhen të dhëna të ndryshme për fluturimin e Hisar-O.

Në projektin Hisar vitin e kaluar ishte bërë hedhja e parë vertikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat