Rumania në protestë, 100 mijë persona mbushin rrugët e Bukureshtit

Evropë

Rumania në protestë, 100 mijë persona mbushin rrugët e Bukureshtit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 09:42
Ilustrim

AC/DC dhe Andrei Rieu ia kanë dalë të mbushnin me koncertet e tyre në sheshin e madh “Piata Constitutiei” në Bukuresht, me rreth 60.000 vetë. Por protesta masive të shtunën solli edhe më shumë njerëz në këtë shesh e në bulevardin që të çon drejt “Pallatit të Popullit”, ndërtesa e parlamentit të sotëm rumun. 100.000 vetë dolën në rrugë.

450 kilometra në këmbë

Dhjetë prej këtyre demonstruesve nuk dalloheshin me grumbullit të njerëzve të shtunën, por ata kanë qenë në qendër të vëmendjes së shtypit në ditët e shkuara. Ata kanë ardhur me këmbë nga qyteti Cluj në Transilvani në kryeqytet. Sorin Bobis, i cili e ka organizuar këtë demonstratë tha në mbrëmjen para protestave. “Kur njerëzit bëjnë 450 kilometra me këmbë që t’u dëgjohet zëri, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me qeverinë, do të ketë edhe disa mijëra bukureshtas të tjerë që do të ndërpresin aktivitetet e fundjavës për të protestuar.”

Në të vërtetë erdhën më shumë vetë se në fillim të protestave, në dhjetor. Qeveria e drejtuar nga partia PSD në kohë rekord ndërmori atëherë vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Mes këtyre vendimeve edhe atë që parasheh që të dyshuarit të jenë prezentë, kur të merren në pyetje viktimat, kontrollet mund të bëhen vetëm pas njoftimit të dërguar më parë tek personat e prekur, provat e videove mund të shpallen të pavlefshme dhe paraburgimi në raste akuzash korrupsioni do të bejrë si masë. Madje mes deputetëve me probleme juridike diskutohet mundësia, që abuzimi me postintë mos shihet si vepër penale, nëse nuk tejkalohet një kufi financiar i caktuar. Kjo ka ndezur zemërimin e njerëzve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat