Policia në Turqi ka shpërndarë sot demonstruesit në Ankara dhe Stamboll, disa orë pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i paralajmëroi kurdët në Turqi që të mos dalin në rrugë për të protestuar ndaj operacionit ushtarak turk në rajonin Afrin sirian të kontrolluar nga kurdët.
Policia arrestoi 12 protestues në Stamboll, në kundërshtim me ofensivën ushtarake të Turqisë.