Brukseli planifikon të pranojë 6 shtete në BE

Evropë

Brukseli planifikon të pranojë 6 shtete në BE

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:49
Komisionari evropian Johannes Hahn

Brukseli është duke ecur përpara me planet për të zgjeruar unionin duke vendosur një datë për hyrjen e disa vendeve të Ballkanit.

Eurokratët janë të gatshëm të bien dakord për një afat kohor 2025 për fillimin e procesit që do të shohë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën të bashkohet me bllokun, shkruan DailyExpress.

Sipas gazetës, BE ka nisur një përpjekje diplomatike për të përshpejtuar procesin pas disa vitesh vonese.

Komisionari evropian Johannes Hahn tha se masa ishte nxitur nga ringjallja e Rusisë, kriza e migracionit, regjimi autoritar i Turqisë dhe dëshira për të forcuar integrimin evropian pas votimit në Britaninë e Madhe për Brexit.

Hahn argumentoi se procesi i zgjerimit të BE ishte mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit në rajon.

Një samit i veçantë ballkanik po mbahet në kryeqytetin bullgar Sofje në maj. Një tjetër takim do të mbahet në Britani të Madhe në korrik. Megjithatë, gjashtë vendet duhet të plotësojnë kriteret e anëtarësimit në BE.

Sistemet e tyre bankare dhe ligjore janë të dobëta dhe të ardhurat mbeten prapa atyre të eurozonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat