Vuçiq: Nuk jam vrasës dhe hajn, ndihmova shumë Ivanoviqin

Evropë

Vuçiq: Nuk jam vrasës dhe hajn, ndihmova shumë Ivanoviqin

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:23
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vrasja e kreut të Iniciativës Qytetare "Serbia, Demokracia dhe Drejtësia" Oliver Ivanoviq ishte goditje në Serbinë. “Ata më urrejnë, sepse nuk do të lejoj që të jem një vrasës dhe hajdut. Unë nuk jam një vrasës dhe hajdut, nuk kam marrë 500,000 refugjatë për t'u regjistruar, siç bëri Sanda Rashkoviq-Iviq, për të mos folur për apartamente të UNHCR-së. Nuk do t'ju lejoj ta bëni këtë," tha Vuçiq. Duke iu referuar supozimeve se pas vrasjes së Ivanoviq qëndron Milan Radojçiq, Vuçiq tha se nëse ai është vrasës apo dikush tjetër, ata do të arrestohen, por për këtë duhet gjenden prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat