Shpërthim gazi në Londër, mbi 1400 të evakuuar

Evropë

Shpërthim gazi në Londër, mbi 1400 të evakuuar

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Afro 1,450 njerëz janë evakuuar nga një klub nate, si dhe një hotel e një stacion hekurudhor i madh është mbyllur pas një shpërthim gazi në Strand, në qendër të Londrës.

Një dëshmitare e përshkroi ngjarjen si kaotike. Roja i hotelit urdhëroi largimin e njerëzve rreth orës 02:00 të mëngjesit, pas alarmit për shpërthim. Klientët u zhvendosën në një hotel ku u akomoduan në kushte emergjence.

Brigada e zjarrit në Londër (LFB) tha se ishte thirrur në vendin e ngjarjes pasi niveli i lartë i gazit natyror u zbulua në Craven Street pranë stacionit Charing Cross.

Srandi, një rrugë kryesore në Londrën qendrore, është mbyllur tërësisht, ndërsa është vendosur një kordon 150 metra si perimetër sigurie, në një kohë që inxhinierët po përpiqen të izolojnë rrjedhjen.

 

Një zëdhënës i LFB tha: “Ne po ndihmojmë policinë Londër pasi u njoftuam për një shpërthim gazi, duke përdorur pajisje zbulimi që kanë evidentuar nivele të larta të gazit natyror në atmosferë”.

“Në kuadër të masave paraprake, rreth 1,450 njerëz janë evakuuar. Ata janë klientë të një hoteli dhe të një klubi nate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat