Zvicër, nga orteku humb jetën një alpinist, katër të lënduar

Evropë

Zvicër, nga orteku humb jetën një alpinist, katër të lënduar

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:49
Ortek bore- Ilustrim

Të paktën një alpinist humbi jetën dhe tre u plagosën në ortekun i cili u shemb në Alpet zvicerane pranë kufirit zvicerano-italian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zvicerane e lajmeve SDA transmetoi deklaratën e Drejtorisë të Policisë në Kantonin Valais, në të cilën thuhet se katër alpinistë mbrëmë janë përfshirë nga orteku në malin Aiguille de la Tsa me lartës mbidetare 3.500 metra.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin alpinistët e lënduar dhe t’i transferonin në spital ndërsa një grua 40-vjeçare iu nënshtrua plagëve pak pas mbërritjes në spital.

Tre alpinistët tjerë u shtruan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të paktën tre alpinistë kanë vdekur në tre ortekë që kanë ndodhur në Alpet zvicerane që nga fillimi i vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat