4-vjeçari vdes nga i ftohti

Evropë

4-vjeçari vdes nga i ftohti

Më: 3 mars 2018 Në ora: 10:37
Ilustrim

U zgjua në mes të natës, doli në rrugë me pizhame dhe vdiq. Një fëmijë 4-vjeçar, doli në rrugë teksa temperaturat ishin -20 gradë celsius, dhe vendi ishte mbuluar nga akulli dhe dëbora.

Vogëlushi Bogdan, u gjet vetëm pas disa orësh, tërësisht i ngrirë. Ngjarja e rëndë u shënua në Krasnoyarsk, në Rusi, në fshatin e Yaga.

Megjithatë nuk është e qartë arsyeja që e ka shtyrë të miturin të dalë në rrugë në mes të natës dhe si ka mundësi që prindërit nuk e vunë re.

Ata konstatuan mungesën e vogëlushit vetëm në 06.00 të mëngjesit të kësaj të hëne duke nisur kërkimet.

Ishte policia ajo që e gjeti vogëlushin të pajetë në dëborë. Dyshohet se fëmija ka dalë në gjendje somnambulizmi në rrugë, pasi edhe më parë ka shfaqur disa raste të ngjashme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat