Facebooku ia ka bërë delete një video ministrit hungarez, Janos Lazar, në Vienë, në të cilin ai u përpoq të portretizonte austriakët "si krishterë të bardhë" që jetonin në frikën e imigrantëve muslimanë, njoftoi Bloomberg, përcjell “Bota sot”.
Lazari përdori videon për të paralajmëruar votuesit për hedhjen e votave për partitë opozitare në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.
Facebook tha se videoja shkeli parimet që ndalojnë komentet që sulmojnë njerëzit në bazë të identitetit të tyre racial, etnik apo fetar.