Ukraina një hap më pranë anëtarësimit në NATO

Evropë

Ukraina një hap më pranë anëtarësimit në NATO

Më: 11 mars 2018 Në ora: 00:23
Ukraina një hap më pranë anëtarësimit në NATO

Ukraina ka marrë statusin e shtetit aspirant nga aleanca veriatlantike e NATO-s, status ky të cilin e kanë edhe Gjeorgjia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina.

“Dyert e NATO-s janë të hapura për çdo shtet evropian, që merr përsipër përkushtimin dhe detyrimet e anëtarësimit dhe kontribuon në sigurinë e zonës euroatlantike”, ka njoftuar aleanca.

“Aktualisht, 4 shtete partnere kanë deklaruar aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Maqedonia dhe Ukraina”, thuhet në deklaratë.

Këto shtete kanë treguar edhe zyrtarisht interesin e tyre për anëtarësim në NATO, ndaj janë ftuar për të bashkëpunuar në përshpejtimin e dialogut me aleancën lidhur me reformat e duhura, në mënyrë që të jenë pjesë e NATO-s.

Hapi i ardhshëm për anëtarësimin eventual përfshin pjesëmarrjen në “Planin e Veprimit për Anëtarësim” (MAP), i cili thekson detyrimet dhe përkushtimin për anëtarësim në të ardhmen. Parlamenti ukrainas ka miratuar vitin e kaluar një ligj, përmes të cilit integrimi në NATO konsiderohet prioritet për politikën e jashtme të vendit. Aktualisht, Ukraina është e përfshirë në luftë me separatistët prorusë në lindje të vendit.

Nga luftimet mes forcave të Kievit dhe separatistëve kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë e 300 persona nga prilli i vitit 2014. Afrimi i Ukrainës me NATO-n padyshim do të zemërojë Moskën, e cila nuk e sheh me sy të mirë zgjerimin e Aleancës së Atlantikut Verior deri në kufijtë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat