BE-ja mbështet Londrën në çështjen e helmimit të ish-agjentit rus

Evropë

BE-ja mbështet Londrën në çështjen e helmimit të ish-agjentit rus

Më: 13 mars 2018 Në ora: 19:14
Frans Timmermans

Komisioni Evropian u solidarizua sot me Londrën në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe, ndërkohë që kryeministrja britanike, Theresa May ka ngre dyshime mbi përgjegjësinë e Moskës në këtë rast.

“Ka një rëndësi shumë të madhe që ata që janë përgjegjës, të shohin qartësisht që ka një solidaritet evropian, të qartë, të patundur dhe të fortë, në mënyrë që të ndëshkohen vërtetë përgjegjësit për atë që kanë bërë”, komentoi zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Nga ana tjetër, shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov, u shpreh se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Londrën, por hodhi poshtë të gjitha ultimatumet dhe kërkoi të jetë pjesë e plotë e hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat