SHBA-ja dhe Britania kërkojnë shpjegime nga Moska për rastin Skripal

Evropë

SHBA-ja dhe Britania kërkojnë shpjegime nga Moska për rastin Skripal

Më: 13 mars 2018 Në ora: 20:05
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u pajtua me kryeministren britanike, Theresa May, se Moska duhet të ofrojë "përgjigje të qarta" rreth përdorimit të një agjenti nervor, prodhim rus, për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, më 4 mars në Britani.

"Presidenti Trump u dakordua me kryeministren May se Qeveria e Federatës Ruse duhet të ofrojë përgjigje të qarta sa i përket asaj se si kjo armë kimike, e zhvilluar në Rusi, është përdorur në Mbretërinë e Bashkuar", tha Shtëpia e Bardhë pas bisedës telefonike midis Trumpit dhe Mayt.

"Dy udhëheqësit janë pajtuar edhe për nevojën e pasojave për ata që i përdorin këto armë të tmerrshme, duke i shkelur në mënyrë flagrante normat ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, Trump u ka thënë gazetarëve se Uashingtoni do të dënojë "Rusinë ose këdo" që qëndron pas helmimit të Skripalit dhe të vajzës së tij në qytetin Sallsbëri.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa këtij rasti dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat