Rusia do të dëbojë diplomatë britanikë

Evropë

Rusia do të dëbojë diplomatë britanikë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:11
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia do të dëbojë disa diplomatë britanikë së shpejti, në përgjigje të dëbimit të 23 diplomatëve rusë nga Britania.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se dëbimet do të ndodhin patjetër.

Mbretëria e Bashkuar i ka dëbuar diplomatët rusë, pasi Moska ka refuzuar të japë shpjegime se si një agjent nervor, prodhim i Rusisë, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus dhe vajzën e tij në Britani.

Rusia e ka mohuar përfshirjen, ndërsa Ministria e saj e Jashtme i ka quajtur "çmenduri" akuzat e kryeministres britanike, Theresa May.

Lavrov po ashtu tha se qasja e Britanisë së Madhe është nxitur pjesërisht për shkak të problemeve të qeverisë me Brexit-in.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia mbeten në gjendje kritike për jetën, edhe dhjetë ditë pas helmimit me agjent nervor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat