Sllovaki, përpjekje për formimin e një qeveri të re

Evropë

Sllovaki, përpjekje për formimin e një qeveri të re

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:28
Sllovaki

Sllovakia po formon një qeveri të re, pas dorëheqjes së kryeministrit Robert Fico, pas më tepër se dy javë trazirash politike dhe protestash, që pasuan vrasjen e një gazetari investigativ. 

Fico u zotua se do të vazhdonte të qëndronte në politikë, si udhëheqës aktiv i partisë së tij Smer. Mosgjetja e autorëve të vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të dashurës së tij Martina Kusnirovav, shkaktoi zemërimin e publikut. Vrasjet ndodhën pasi gazetari po hetonte një rast të dyshuar korrupsioni të ndihmëses së kryeministrit, të akuzuar për parteritet biznesi me mafian kalabreze.

Udhëheqësit e protestave publikuan një deklaratë, ku thuhej se koalicioni qeveritar, përfshirë partinë Smer të zotit Fico, “kishin poshtëruar dhe çorjentuar publikun me vendimin e tyre.”

Protestat e detyruan kryeministrin sllovak të japë dorëheqjen; vendin e tij e zuri zëvendëskryeministri Peter Pellegrini, i cili po formon qeverinë e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat