Britania paralajmëron hapa të tjerë kundër Rusisë

Evropë

Britania paralajmëron hapa të tjerë kundër Rusisë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:18
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Britania do të konsiderojë hapa të mëtejmë në ditët në vazhdim, pasi Rusia ka thënë se do të dëbojë 23 diplomatë britanikë.

“Ne nuk do të tolerojmë kërcënime mbi jetën e qytetarëve britanikë dhe të tjerëve në tokën britanike nga qeveria ruse. Ne jemi siguruar nga mbështetja e fuqishme që kemi marrë nga miqtë dhe aleatët tanë në mbarë botën”, ka thënë sot May.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Londra akuzon Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në Britani.

Rusia ka njoftuar se do të dëbojë diplomatët britanikë pasi Britania ka urdhëruar dëbimin e 23 diplomatëve rusë, si pjesë e masave ndëshkuese ndaj Rusisë për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e ish-spiunit rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat