Rusi: Mbyllen vendvotimet, Putini pranë mandatit të katërt

Evropë

Rusi: Mbyllen vendvotimet, Putini pranë mandatit të katërt

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:53
Vladimir Putin

Qendrat e votimit u mbyllën sot në Moskë dhe në qytetet e mëdha të Rusisë, ku Vladimir Putin pritet të rizgjidhet president për herë të katërt pavarësisht akuzave për vjedhje të bëra nga opozita.

Sondazhet e para pritet të dalin sonte më vonë, pasi të mbyllen qendrat e fundit e votimit në enklavën ruse të Kaliningradit, ndërsa rezultatet paraprake pritet të dalin gjatë mbrëmjes.

Presidenti rus, 65 vjeç që po bën më shumë se 18 vite në pushtet, i përqendroi përpjekjet e tij te pjesëmarrja ndërkohë që pritet të fitojë mandatin e katërt me një rezultat të ndjeshëm që do t’i mundësojë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2024.

Vetëm dy orë nga mbyllja e kutive të votimit, pjesëmarrja kishte arritur 59,5% sipas Komisionit Elektoral, ose një nivel më i lartë se sa e njëjta periudhë në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat