Vuçiq i pari që uron Putinin për fitore

Evropë

Vuçiq i pari që uron Putinin për fitore

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:51
ilustrim

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Vladimir Putin fitoi 76.65 për qind të votave- më shumë se çdo kandidat para tij, duke thyer madje edhe rekordin e tij të zgjedhjeve të kaluara.

Përderisa Perëndimi po hesht ndaj fitores së Putinit, është Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ka uruar atë për mandatin e katërt.

Në mesazhin e tij, Vuçiq thotë se Serbia është një vend mik dhe një partner i besueshëm i Rusisë.

“Mund të mbështeteni në kontributin tonë për shtimin e bashkëpunimit, po ashtu edhe në përkushtimin tonë për projektet e përbashkëta. Unë shpreh besimin se me mirëkuptim të dyanshëm, ne do të krijojmë kushte më të mira për gjeneratat e ardhshme”, thotë presidenti serb, raporton b92, përcjell KosovaPress.

Vuçiq tutje me këtë letër, i falënderohet Putinit për punën e bërë në forcimin e miqësisë tradicionale në mes të dy shteteve, po ashtu edhe për punën e bërë në mbrojtjen e interesave të Serbisë, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen në OKB.

“Dëshiroj që së bashku me suksesin në detyrën tuaj, të keni edhe shëndet dhe lumturi në jetën personale. Unë shpresoj, miku im i dashur se në mandatin e ri presidencial, ju do të nderoni përsëri Serbinë më vizitën tuaj, sepse çdo takim me ju është një mundësi për të shkëmbyer mendime të vlefshme dhe për këshilla të mençura”, shkruan Vuçiq në letrën dërguar Putinit, e cila është publikuar në faqen zyrtare të presidencës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat