Fitorja e Putinit "mankth" për Ballkanin

Evropë

Fitorja e Putinit "mankth" për Ballkanin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:02
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta udhëheqë këtë vend edhe për gjashtë vjet, pasi ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Putin, 65 vjeç, i është adresuar masës përpara Kremlinit, një orë para mesnatës së shkuar, duke i falënderuar votuesit për mbështetjen.

“Ne jemi patjetër të destinuar për të arritur sukses, apo jo? Faleminderit shumë. Së bashku do të bëjmë punë të madhe, në emër të Rusisë”, ka thënë Putin.

Studiuesit e çështjeve diplomatike pohojnë se Rusia me fitoren e Putinit do të përpiqet edhe më shumë të shtojë ndikimin e vet në Ballkanin Perëndimor për të ngadalësuar zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në këtë rajon.

Analistët mendojnë se Rusia po ndjek një strategji tensioni, duke krijuar probleme në Ballkan, për t'i dhënë rëndësi vetes si faktor në tryezat e bisedimeve ndërkombëtare. Ata theksojnë se pothuaj gjithë shtetet e kësaj zone kanë nisur rrugën e integrimeve euro-atlantike, e cila tani duhet përshpejtuar.

“Natyrisht që fitorja bindëse  e  Putinit do të reflektoj edhe në vendet Ballkanike. Fitorja e Putinit për Ballkanin perëndimor do të thotë një rezik potencial që disa vende ballkanike, veçmas Serbia akoma më shumë t’i forcojë pozicionet e saja në Ballkan dhe akoma më shumë te inkurajohet për t’i vazhduar politikat e saja irredentiste kur është në pyetje Kosova dhe Bosna. Por jo vetem Serbia, nga kjo fitore e tij inkurajohen të gjitha lëvizjet nacionaliste veçmas ndër popujt ortodoks të cilët disi janë skeptik ndaj Evropës dhe NATO-s dhe të cilet kohëve të fundit Rusinë e shohin si një alternativë ndaj Unionit Evropian dhe NATO-s. Pra, këtu kam parasysh lëvizjet dhe partitë nacionaliste në Maqedoni dhe Bosnje”, ka deklaruar politologu, Murat Aliu.

Nga ana tjetër analisti politik Dame Çkatroski për Zhurnal thotë se Rusisë dhe Putinit sikur ju duhet përkeqësimi i mardhënieve me Perendimin për arsye të kohezionit. 

“Do të luhet pas kësaj fitoreje të Putinit dhe ngjarjeve në Evropë. Si duket do të jetë edhe më rëndë normalizimi me marrëdhëniet me Rusinë nga ajo që e menduam. Rusisë dhe Putinit sikur ju duhet përkeqësimi i marrëdhënieve me Perendimin për arsye të kohezionit. Maqedonia dhe siguria rajonale do të jenë prioritet. Do t’i përcjellim bashkëpuntorët e Perendimit në mënyrën më të dobët”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat