Ushtria serbe do të pajisjet me aeroplanë transportues nga Rusia

Evropë

Ushtria serbe do të pajisjet me aeroplanë transportues nga Rusia

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:28
Ilustrim

Dy aeroplanë transportues të llojit Antonov An-26 do të arrijnë në Serbi, dhe kjo do të bëhet falë marrëveshjes tekniko-ushtarake të arritur në mes të Serbisë dhe Rusisë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Vulin ka folur para mediave me rastin e vizitës që zhvilloi në aeroportin ushtarak të Batajanicës, që gjendet afër Beogradit, ku po kryhen punimet në vazhdën e një kontrolli të përgjithshëm të avionëve që u dhuruan nga Rusia vitin e kaluar.

b92 raporton se ministri gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të aeroplanëve të trajnimit, që të hënën hynë në shërbim të Forcës Ajrore dhe të Mbrojtjes serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat