BE – Juncker i kërkon Putinit vendosjen e një bashkëpunimi për sigurinë e Europës

Evropë

BE – Juncker i kërkon Putinit vendosjen e një bashkëpunimi për sigurinë e Europës

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:35
Jean Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Putin që të rivendosë një bashkëpunim për sigurinë e kontinentit europian në një letër përgëzimi me rastin e rizgjedhjes për një mandat të katërt.

“Kam mbështetur gjithnjë se marrëdhëniet pozitive mes BE-së dhe Federatës së Rusisë janë thelbësore për sigurinë e kontinentit tonë”, shkruan Juncker.

“Objektivi ynë i përbashkët duhet të jetë rivendosja e një rendi sigurie paneuropiane”, thekson presidenti i ekzekutivit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat