Diplomatët e dëbuar rusë ikin nga Britania

Evropë

Diplomatët e dëbuar rusë ikin nga Britania

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:24
Londër, 20 mars 2018.

Diplomatë rusë dhe familjarë të tyre kanë ikur nga Mbretëria e Bashkuar, e cila i ka dëbuar për shkak të helmimit të një ish-spiuni rus në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.

Makinat diplomatike i kanë bartur ata nga ambasada në Londër për në aeroportin Stansted.

Mbretëria e Bashkuar ka dëbuar 23 diplomatë rusë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se Rusia është "fajtore" për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij.

Moska ka mohuar përfshirjen dhe ka dëbuar 23 diplomatë britanikë në përgjigje të saj.

Diplomatët e Britanisë së Madhe kanë kohë deri të shtunën të largohen nga Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat