Rrëzohet aeroplani, humb jetën një inxhinier

Evropë

Rrëzohet aeroplani, humb jetën një inxhinier

Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një inxhinier ka humbur jetën pasi një aeroplan “Red Arrows” u rrëzua në Anglesey të Britanisë.

“RAF Valley” konfirmoi se piloti i avionit mbijetoi dhe po merr trajtim në spital, raporton BBC.

Dëshmitarët okularë kanë raportuar se vetëm një person është nxjerrë nga avioni përpara se të dilnin flakët.

Një ekip mjekësor ka arritur në vendin e aksidentit, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e inxhinierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat