Tre persona, dy prej të cilëve rezultojnë se janë zjarrfikës kanë humbur jetën në Katania të Italisë. Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në rrugën “Garibaldi”, ku kishte një rrjedhje gazi në një ofiçinë biçikletash.
Tre persona humbën jetën, dy zjarrfikës dhe një i moshuar i cili u gjet i karbonizuar brenda pallatit. 60-vjeçari punonte si riparues biçikletash. Gjithashtu, janë plagosur edhe dy zjarrfikës, që ndodhen në spital.