Deutsche Bank shkarkon drejtorin e saj të përgjithshëm

Evropë

Deutsche Bank shkarkon drejtorin e saj të përgjithshëm

Më: 9 prill 2018 Në ora: 16:52
Ilustrim

Deutsche Bank, e cila po përballet me humbje të rënda financiare, ka larguar nga detyra drejtorin e përgjithshëm John Cryan dhe emëroi Christian Sewing në vend të tij.

Këshilli mbikëqyrës i bankës njoftoi se Cryan, i cili erdhi në këtë post në vitin 2015, do të largohet kah fundi i këtij muaji. Siç është thënë, Sewing është emëruar për drejtor të ri dhe vendimi hyn menjëherë në fuqi.

Marrëveshja e drejtorit të deritanishëm Cryan është dashur të zgjasë deri në vitin 2020, transmeton BBC.

Kërkimet për drejtorin e ri dhe shkarkimin e Cryan nisën kur banka lajmëroi humbje vjetore prej 500 milionë eurosh në fund të muajit shkurt. Kjo pasoi humbjen prej 6.8 miliardë eurosh në vitin 2015 dhe 1.4 miliard euro në vitin 2016.

Para se të bëhej drejtor i përgjithshëm i bankës më të madhe gjermane, Cryan ishte president për Evropë në kompaninë për investime Temasek në Singapor dhe drejtor financiar i bankës zvicerane UBS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat