Ukraina kushtëzon ”Gazprom”-in

Evropë

Ukraina kushtëzon ”Gazprom”-in

Më: 11 prill 2018 Në ora: 19:18
Ilustrim

Kievi kundërshtoi sot propozimin e gjigantit rus ”Gazprom” për të mbajtur një pjesë të vogël të kalimit transit të gazit për Evropën nëpërmjet Ukrainës, duke u shprehur se dëshiron të pranojë një vëllim shumë më të lartë se ai i propozuar nga ”Gazprom”.

”Shteti ynë nuk do të pranojë vëllimet nga 10 deri në 15 miliardë metra kub gaz, i përmendur një ditë më parë nga kreu i grupit shtetëror rus, Alexei Miller”, deklaroi ministri ukrainas i Energjisë, Igor Nassalyk, cituar nga agjencia ukrainase e lajmeve Interfax.

”Kjo nuk është në interesin e Ukrainës”, vijoi ai, duke thënë se vëllimi minimal për të siguruar përfitime nga kalimi transit për Ukrainën është me rreth 40 miliardë metra kub në vit. Kjo sasi përfaqëson thuajse gjysmën e vëllimit aktual, u shpreh ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat