Erdogan bën thirrje për vendosjen e një “themeli të ri për paqen në botë”

Evropë

Erdogan bën thirrje për vendosjen e një “themeli të ri për paqen në botë”

Më: 16 prill 2018 Në ora: 12:33
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia nuk ka aspirata territoriale në Siri, as në ndonjë vend tjetër në botë.

Ai bëri thirrje për vendosjen e një “themeli të ri për paqen në botë”, ku vendet nuk do të bombardohen në mënyrë të rastësishme.

“Operacionet të cilat i zbatojmë në Siri kanë dy objektiva. I pari, të heqim kërcënimet terroriste ndaj Turqisë, ndërsa i dyti është që të bëjmë një zonë të sigurt në Siri, e cila do të jetë e qetë dhe adekuate për banim të refugjatëve të cilët aktualisht qëndrojnë në Turqi”, tha Erdogan në një prononcim në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat