BE u dha azil mbi gjysmë milioni refugjatëve më 2017

Evropë

BE u dha azil mbi gjysmë milioni refugjatëve më 2017

Më: 19 prill 2018 Në ora: 12:18
Ilustrim

Bashkimi Evropian u ka dhënë azil mbi gjysmë milioni refugjatëve në vitin 2017, bëri të ditur Agjencia për Statistika e BE-së, Eurostat.

Shifra është për rreth një të katërtën më e vogël, krahasuar me vitin 2016.

Eurostat-i tha se qytetarët sirianë kanë përbërë numrin më të madh të azilkërkuesve të suksesshëm, vitin e kaluar, për t'u pasuar nga afganët dhe irakianët.

Po sipas Eurostat-it, Gjermania ka marrë numrin më të madh të azilkërkuesve, rreth 60%, dhe është pasuar nga Austria dhe Suedia.

Migrantët nga Shqipëria dhe Kosova kanë pasur më së paku gjasa për azil vitin e kaluar, tha Eurostat-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat