Mogherini pasdite në Beograd

Evropë

Mogherini pasdite në Beograd

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:17
Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, arrin sot pasdite në Beograd për të shqyrtuar raportin e progresit për Serbinë me përfaqësues të shtetit dhe shoqërisë civile.

Ajo në fund të vizitës së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq do të deklarohen për media lidhur me konkludimet më të rëndësishme.

Mogherini më herët do të takohet me sektorin civil, në mesin e të cilëve janë përfaqësuesit për lëvizje evropiane, YUCOM, CRTE dhe të tjerë dhe më pas me kryeministren Ana Brnabiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat