Mbretëresha Elizabeth do që djali i saj të bëhet lider i Komonuelthite

Evropë

Mbretëresha Elizabeth do që djali i saj të bëhet lider i Komonuelthite

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:24
Mbretëresha britanike Elizabeth II

Mbretëresha britanike Elizabeth II u bëri thirrje udhëheqësve të Komonuelthit Britanik të emërojnë djalin e saj, Princin Charles, për udhëheqës të tyre.

Ajo tha se është "dëshirë e saj e sinqertë" që Princi Charles ta pasojë atë "një ditë" në këtë detyrë.

Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.

Pesëdhjetetre liderët e Komonuelthit Britanik, që u takuan sot me Mbretëreshën në Pallatin Bukinghem, do të marrin vendimin të premten.

Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat