Kryeministrja e Serbisë i telefonon kryeministrit të Kroacisë, por ai nuk ia hap

Evropë

Kryeministrja e Serbisë i telefonon kryeministrit të Kroacisë, por ai nuk ia hap

Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:22
Andrej Plenkoviq dhe Ana Bënabiq

Kryeministrja serbe Ana Bënabiq ka tentuar ta marrë me telefon homologun kroat Andrej Plenkoviq, porse ai nuk i është përgjigjur, njoftojnë mediat serbe.

Ajo, pas incidentit të shkaktuar nga lideri radikal serb, krimineli i luftës Vojisllav Shehshel, i cili ka shkelur flamurin serb dhe ka sharë delegacionin parlamentar kroat, që ishte për vizitë të parë në Beograd, ka thënë se “Serbia mbetet e hapur për bashkëpunim me Kroacinë.

Bërnabiq e ka dënuar incidentin e shkaktuar nga kryeçetniku serb, pas të cilit kroatët e ndërprenë vizitën zyrtare dhe u kthyen në Zagreb. Kryeministrja serbe ka thënë se është “negativisht e befasuar” nga deklarata e kryeparlamentarit kroat Gordan Jandrokoviq, i cili tha se për “dënimet” e Bërnabiqit dhe kryetares së Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq mund të polemizohet dhe se ato e kanë relativizuar incidentin e rëndë.

“Deklarata ime nuk mund të jetë më e qartë. Unë drejtpërdrejt, pa mëdyshje dhe në mënyrën më të ashpër e dënoj sjelljen e Vojisllav Sheshelit”, u ka thënë Bërnabiq gazetarëve në Beograd, duke shtuar se dje nuk ka mundur të jetë aq direkte për shkak se ka qenë në rrugë.

Prandaj, tha ajo, ky reagim i saj është i drejtpërdrejtë.

“Tani kurrsesi s’mund të thuhet se e relativizoj atë që ka ndodhur ose se Qeveria e Republikës së Serbisë ka mbetur e pathënë deri në fund. Mendoj se ka qenë vendim i gabuar që të ndërpritet vizita. Republika e Kroacisë ka të drejtë për një vendim të tillë, por mendoj se do të kishte qenë shumë më mirë sikur t’i vazhdonim bisedimet, tha Bërnabiq.

Ajo ka njoftuar se ka tentuar ta marrë me telefon kryeministrin kroat Abdrej Pelnkoviq, por ai nuk i është përgjigjur.

“Ky s’është sinjal i mirë”, ka thënë Bërnabiq, duke porositur se shteti i saj mbetet i hapur për bashkëpunim me vendet e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat