54 të plagosur nga një aksident me trena në Salcburg

Evropë

54 të plagosur nga një aksident me trena në Salcburg

Nga: atsh Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:38
Austri

54 të plagosur nga një aksident me trena në Salcburg Të paktën 54 persona u plagosën sot për shkak të përplasjes së dy trenave në qytetin austriak të Salcburgut, njoftoi Federata Austriake e Hekurudhave.

Ndërkohë që shumica e pasagjerëve të plagosur kanë marrë dëmtime të lehta si prerje dhe djegie, një grua ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi kur një tren që vinte nga Venecia, po lidhej me një tren që vinte nga Zyrihu.

“Lokomotiva që po tërhiqte trenin nga Venecia u përplas me vagonat e trenit nga Zyrihu për arsye që ende nuk dihen”, tha një zëdhënës i Federatës.

Dy trenat së bashku kishin 240 pasagjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat