Mijëra qytetarë demonstruan sot në Spanjën veriore, duke kërkuar që anëtarët e ndaluar të organizatës baske ETA, të zhvendoseshin në burgje më pranë shtëpive të tyre.
Demonstratat në Bilbao u mbajtën një ditë pasi ETA kërkoi falje për vrasjen e më shumë se 80 vetëve për gati gjysmë shekulli të fushatës së saj të armatosur gjatë përpjekjes për pavarësisë të rajonit bask nga Spanja veriore dhe Franca.