Britania kërkon nga mediat sociale të bëjnë më shumë në mbrotjen e fëmijëve

Evropë

Britania kërkon nga mediat sociale të bëjnë më shumë në mbrotjen e fëmijëve

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Sekretari për Shëndetësi i Britanisë thotë se Qeveria do të prezantojë ligje të reja, që kanë për cak kompanitë online dhe mediat sociale, nëse ata nuk bëjnë sa duhet për të mbrojtur fëmijët.

Në një letër drejtuar kompanisë Facebook, Google, Snapchat, Twitter dhe kompanive të tjera, Jeremy Hunt thotë se dështimi për të parandaluar që fëmijët të përdorin mediat sociale, dhe ekspozimi i tyre ndaj “anëve negative që ju shkaktojnë dëme emocionale fëmijëve”, është “i papranueshëm dhe i patolerueshëm”.

Hunt tha se ai është veçanërisht i shqetësuar me mungesën e masave për të verifikuar moshën e personave që përdorin mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat