Gjykata belge e përball me një tjetër rast të dyshuarin e sulmit në Paris

Evropë

Gjykata belge e përball me një tjetër rast të dyshuarin e sulmit në Paris

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:17
Salah Abdeslam, ilustrim.

Një gjykatë në Belgjikë pritet të marrë vendim për Salah Abdeslam, të dyshuarin kryesor të sulmit në Paris që ka lënë të vdekur 130 persona në nëntor të vitit 2015.

Vendimi i 23 prillit nuk lidhet drejtpërdrejt me sulmet në Paris apo ato në Bruksel, ndonëse prokurorët supozojnë se Abseslam ka lidhje me përgjegjësit e të dyja masakrave.

Abdeslam, 28 vjeçar dhe ndihmësi i dyshuar, Sofien Ayari, 24 vjeçar, mund të përballen me 40 vjet burgim për tentim-vrasje përmes të shtënave me armë zjarri ndaj policisë belge dhe asaj franceze, të cilat kanë bastisur një vendtakim të dyshuar në një qytezë të Brukselit më 15 mars 2016.

Abdeslam është arrestuar më 18 mars të po atij viti, afër shtëpisë së familjes së tij në një lagje të varfër të Brukselit.

Mirëpo as Abdeslam, që aktualisht është në burg duke pritur gjykimin për sulmet në Paris më 2015, as Ayari nuk pritet të jenë pjesë e gjykimit të sotëm në Bruksel.

Vendimi do të merret nën masa të rrepta të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat