Sulm me acid në Londër, tre të lënduar

Evropë

Sulm me acid në Londër, tre të lënduar

Më: 6 maj 2018 Në ora: 12:08
Londër

Tre meshkuj janë dërguar me urgjencë në spital pas një sulmi të dyshuar me acid në rrugët të Londrës këtë mëngjes.

Oficerët e policisë u telefonuan në orën 5.20 të raportojnë se tre persona ishin plagosur me një ‘substancë të dëmshme’.

“Të tre viktimat, 17 vjeç, 22 dhe 27 vjeç, u morën me ambulancë për të marrë trajtim urgjent”, njoftoi policia metropolitane.

Sipas Dailymail, nuk është bërë akoma asnjë arrestim, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat