A duhet të agjërojnë fëmijët? Reagon ministrja gjermane

Evropë

A duhet të agjërojnë fëmijët? Reagon ministrja gjermane

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Duke nisur nga dje besimtarët myslimanë për 30 ditët do të agjërojnë.

Sipas rregullave fetare çdo person që ka kaluar pubertetin dhe e ndjen veten të shëndetshëm mund ti përkushtohet këtij muaji.

A mund të agjërojnë të gjitha grupmoshat? Mjekët gjerman ju kanë bërë thirrje prindërve myslimanë, që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit, pasi në të kundërt rrezikojnë të kenë probleme shëndetësore.

Një nga arsye është se në Gjermani besimtarët do të agjërojnë rreth 18 orë në ditë, për faktin se dita është më e gjatë dhe kjo periudhë kohore për një fëmijë është e tepër e gjatë.

Në disa intervista të realizuara nga shoqata profesioniste e pediatërve me mësues, dhe këta të fundit kanë kërkuar, që fëmijët të mos agjërojnë pasi gjatë orëve të mësimit humbin vëmendjen. Madje në disa raste mund të ndodh të kenë dhe përkeqësime me shëndetin si dhimbje koke dhe humbje të vetëdijes.

Pas këtyre të dhënave ka folur dhe Ministria gjermane e kulturës dhe rinisë Susanne Eisenmann, deklaroi se për sa kohë që nuk ka një ligj apo rregull kombëtar që ti pengojë fëmijët nga agjerim ata janë të lirë ta mbajnë.

Por ajo thekson se është në ndërgjegjen e prindërve nëse ata duan apo jo që fëmijët e tyre të agjërojnë. Pra në fund të fundit do jenë ata që duhet të marrin vendim për të vegjlit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat