Një shtetase ruse arrestohet për veprimtari anti-polake

Evropë

Një shtetase ruse arrestohet për veprimtari anti-polake

Më: 17 maj 2018 Në ora: 21:05
ilustrim

Kundërspiunazhi polak (ABW) njoftoi sot arrestimin e një shtetaseje ruse e dyshuar për ”praktika të tipit hibrid” kundër Polonisë dhe vendimin për dëbimin e saj drejt Rusisë.

Shprehja ”taktikat e luftës hibride” përshkruan ato që i mundësuan Rusisë aneksimin e Krimesë, duke kombinuar keqinformimin, kërcënimet ndaj infrastrukturës civile dhe ndërhyrjen e forcave speciale.

”Iekaterina C. ishte nxitëse e aktiviteteve që synonin të konsolidonin qarqet pro-ruse në Poloni dhe  të ushqenin armiqësitë polako-ukrainase përmes aktiviteteve propagandistike”, deklaroi për median zëdhënësi i ABW Stanislaw Zaryn, pa dhënë detaje të mëtejshme.

”Gruaja, e cila jetonte në Poloni që prej vitit 2013, u arrestua sot dhe pritet të dëbohet së shpejti”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat