Ministri francez deklarohet homoseksual

Evropë

Ministri francez deklarohet homoseksual

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:00
Mounir Mahjoubi

Ministri francez i çështjeve digjitale, Mounir Mahjoubi ka pranuar publikisht se është homoseksual, duke thënë se është e rëndësishme që të flitet në ditën botërore kundër homofobisë, e cila në mbarë botën u shënua më 17 maj.

34 vjeçari i cili është njëri nga anëtarët më të rinj të kabinetit të presidentit Emmanuel Macron,  ka zgjedhur që të flasë për diskriminim që ka përjetuar si fytyrë publike për shkak të orientimit seksual.

“Nganjëherë homofobia na detyron që të përshtatemi dhe të gënjejmë, vetëm që të shmangim urrejtjen dhe të mbijetojmë”, ka shkruar ai.

E enjtja ka shënuar ditën botërore kundër homofobisë, dhe për nder të saj Mahjoubi ka thënë që ka vendosur të jetë një zë më shumë në luftën kundër homofobisë.

Ai para se t’i bashkohej kabinetit, ka udhëhequr kampanjën digjitale të fushatës së Macron. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat